28 TETOR 2020
RUSI
Gjykata ruse lë në fuqi dënimin për dy vëllezër dhe dy motra
Më 28 tetor 2020, Gjykata Rajonale e Brianskut la në fuqi dënimin për Vladimirin, Eduardin, Tatjanën dhe Olgën. Dënimet e tyre nga gjykata e mëparshme varionin nga një vit deri në një vit e tre muaj burg. Mirëpo, meqë e kanë kaluar këtë periudhë në paraburgim, nuk iu desh të kalonin edhe më shumë kohë në burg. Për shkak të vendimit, këta vëllezër e motra do të vazhdojnë të konsiderohen si kriminelë. Gjithsesi janë të lumtur që nuk do të futen sërish në burg. Nuk ekziston një ligj që e lejon prokurorinë ta apelojë këtë vendim e të kërkojë një dënim më të ashpër.
Para se gjykata e mëparshme t’i dënonte, vëllezërit kaluan 316 ditë në paraburgim, kurse motrat 245 ditë. Pasi dy motrat i liruan, u bë një intervistë me to që u shfaq në Raportin nga Trupi Udhëheqës nr. 5. Ato thanë se lutja, leximi i Biblës dhe qëndrimi mirënjohës i ndihmoi të qëndronin me gëzim.