20 MARS 2019
RUSI
Gjykata ruse liron një nga tre Dëshmitarët e burgosur në Surgut të Rusisë
Më 7 mars 2019, Gjykata e Apelit e Kanti-Mansiskut në Rusi, hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Surgutit që e mbante në paraburgim vëlla Artur Sevirinçikun. Si rrjedhojë, më 15 mars, ai u lirua nga paraburgimi.
Vëlla Sevirinçiku është një nga tre vëllezërit që, më 17 shkurt i futën në paraburgim, pas bastisjeve që u bënë në qytetin e Surgutit dhe të Lintërit. Gjykata ka mohuar lirimin e 2 vëllezërve të tjerë, Jevgeni Fedinit dhe Sergei Loginovit.
Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi që një grup i pavarur mjekësor të ekzaminonte vëlla Loginovin, ndaj të cilit u abuzua fizikisht ndërsa mbahej i arrestuar.
Jemi mirënjohës që vëlla Sevirinçiku u lirua. Vazhdojmë të lutemi që vëllezërit e burgosur në Rusi të kenë besim te Jehovai, duke mos harruar se me mbështetjen e tij ata ‘nuk do të lëkunden’.—Psalmi 16:8.