29 NËNTOR 2023
RUSI
Gjykata ruse në Saratov shpall fajtorë 5 vëllezër
Më 23 nëntor 2023, Gjykata Krahinore e Balakovskit në Rajonin e Saratovit shpalli vendimin për çështjen e vëllezërve Aleksej Bogatov, Jevgeni Fomashin, Vladimir Mavrin, Andrej Muriç dhe Sergej Tjurin. Ajo i shpalli fajtorë të 5 vëllezërit. Aleksejin dhe Vladimirin e dënoi secilin me 6 vjet vënie në provë. Andrejin, Sergejin dhe Jevgenin i gjobiti me 300.000 rubla (3.362 dollarë amerikanë). Në këtë moment, vëllezërve nuk u kërkohet të futen në burg.
Të dhëna
Shembujt e këtyre 5 vëllezërve na kujtojnë se mund të durojmë vuajtjet për lajmin e mirë duke u mbështetur te fuqia e Perëndisë.—2 Timoteut 1:8.
Tabelë kronologjike
11 shkurt 2022
Ngrihet çështja penale
23 mars 2022
Oficerë të FSB-së kontrollojnë shtëpitë e 5 vëllezërve. E marrin secilin në pyetje dhe e fusin në një burg të përkohshëm
25 mars 2022
Vëllezërit i fusin në një qendër paraburgimi
23 janar 2023
Vëllezërit i lirojnë nga arresti dhe u vendosin kufizime për udhëtimet
21 korrik 2023
Fillon procesi penal
23 nëntor 2023
I shpallin fajtorë