25 SHKURT 2021
RUSI
Gjykata ruse nuk pranon ta lirojë me kusht vëlla Roman Gridasovin
Më 25 shkurt 2021, Gjykata Rajonale e Orenburgut nuk pranoi kërkesën e vëlla Roman Gridasovit që të lirohej me kusht. Ai duhet të qëndrojë në burg deri kur të përfundojë dënimin në gusht 2021. Romani ka qenë në burg që nga shtatori i vitit 2019. Ai ishte një nga pesë vëllezërit që u rrahën nga rojat e burgut në shkurt 2020.