Kalo te përmbajtja

23 DHJETOR 2020
RUSI

Gjykata ruse refuzon apelimin e vëlla Hasan Kogutit

Gjykata ruse refuzon apelimin e vëlla Hasan Kogutit

Më 23 dhjetor 2020, Gjykata Rajonale e Kemerovos refuzoi apelimin e vëlla Hasan Kogutit. Tani, dënimi i tij fillestar, pra dënimi me 2 vite e gjysmë vënie në provë, do të hyjë në fuqi. Për momentin nuk do të shkojë në burg.

Hasani është i zhgënjyer, sepse ky dënim njollosi reputacionin e tij si qytetar, ama e inkurajon dijenia që po mban integritetin dhe që ka miratimin e Jehovait. Hasani, e shoqja, Ekaterina, dhe djali i tyre 8-vjeçar, Timofei, janë të vendosur të vazhdojnë t’i shërbejnë Jehovait si familje.

Në deklaratën e tij të fundit në gjyq më 10 shtator 2020, Hasani tha me guxim: «Nuk do të heq dorë nga besimi te Perëndia Jehova. Kërcënimet tuaja për të hequr dorë nga besimi im i konsideroj si krim. Jam plotësisht i sigurt për bindjet e mia. Në çfarëdolloj rrethane të gjendem, ‘as vdekja, as jeta, as engjëjt, as qeveritë, as gjërat e së tashmes, as gjërat e së ardhmes, as fuqitë, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë krijim tjetër, nuk do të më ndajnë dot nga dashuria e Perëndisë’.»—Romakëve 8:38, 39.