Kalo te përmbajtja

Vëlla Konstantin Bazhenovi

28 TETOR 2020
RUSI

Gjykata ruse refuzon lirimin e parakohshëm të vëlla Bazhenovit

Gjykata ruse refuzon lirimin e parakohshëm të vëlla Bazhenovit

Më 28 tetor 2020, Gjykata e Qytetit të Dimitrovgradit në Rajonin e Uljanovskit nuk pranoi ta lironte para kohe vëlla Konstantin Bazhenovin dhe ta zëvendësonte me gjobë pjesën e mbetur të dënimit të tij. Ai ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin.

Kur e futën në paraburgim për herë të parë në qershor të vitit 2018, me të drejtë vëlla Bazhenovi ishte i frikësuar. Megjithatë, filloi të shkruante në një bllok vargje nga Bibla. Arriti të kujtonte rreth 500 vargje. Më vonë, i dhanë një Bibël të cilën e lexoi për katër muaj. Vëlla Bazhenovi shkruante letra me mendime nga Bibla për të inkurajuar të tjerët. Gjithashtu këndonte këngët e Mbretërisë dhe i përgjërohej Jehovait për ndihmë.

Vëlla Bazhenovi kaloi mbi 340 ditë në paraburgim. Në shtator të 2019-s e shpallën fajtor dhe e dënuan me tri vite e gjysmë burg. Prapëseprapë ai nuk hoqi dorë nga studimi i Biblës dhe nga lutja. Falë Jehovait, arriti të mbante Përkujtimin në burg. Vëlla Bazhenovi ia ka dalë të përballojë përndjekjen me gëzim, ngaqë ka qëndruar i lidhur ngushtë me Jehovain. E mbajtshim në lutjet tona vëlla Bazhenovin.