Kalo te përmbajtja

Gjykata Rajonale në Kalugë të Rusisë

16 TETOR 2019
RUSI

Gjykata ruse shkel procedurat ligjore në çështjen e vëlla Kuzinit

Gjykata ruse shkel procedurat ligjore në çështjen e vëlla Kuzinit

Më 9 shtator 2019, gjykatësja Svetlana Anatoljevna Prokofjeva e Gjykatës së Apelit në Rajonin e Kalugës deklaroi se Gjykata Krahinore e Kalugës kishte shkelur ligjin kur vendosi ta linte në paraburgim vëlla Dmitri Kuzinin.

Vendimi i gjykatëses Prokofjeva ishte domethënës, sepse rrallë ndodh që autoritetet ligjore në Rusi të pranojnë se gjatë gjyqeve për Dëshmitarët e Jehovait shkelen procedurat ligjore. Ajo e kritikoi gjykatën krahinore se kishte shkelur ligjin shumë herë. Gjykata krahinore ishte tallur me bindjet fetare të vëlla Kuzinit dhe s’i kishte dhënë mundësinë që të mbronte veten. Gjithashtu, në vendimin e saj pohoi se «është e pamundur të themi se gjykatësi [i gjykatës krahinore] të jetë treguar objektiv».

Vëlla Dmitri Kuzini me gruan, Svetlanën, ditën e dasmës në 2013-n

Vëlla Kuzinin e arrestuan më 26 qershor 2019 kur agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (SHSF) nga Kaluga, i bastisën shtëpinë. Dy ditë më vonë Gjykata Krahinore e Kalugës vendosi ta linte në paraburgim për 2 muaj. Më 19 gusht hetuesi i SHSF-së në qytet i kërkoi gjykatës të shtynte dënimin e vëlla Kuzinit me 2 muaj të tjerë. Gjykata e pranoi kërkesën.

Ai e apeloi vendimin pranë një gjykate më të lartë rajonale me gjykatëse znj. Prokofjeva. Ngaqë doli në përfundimin se gjykata më e ulët kishte shkelur procedurat ligjore, ajo e ktheu përsëri çështjen për shqyrtim në po atë gjykatë, por me gjykatës tjetër. Mjerisht, më 23 shtator, nën drejtimin e një gjykatësi të ri, gjykata krahinore vendosi përsëri t’ia zgjaste edhe 2 muaj dënimin vëllait Kuzin.

Jemi të sigurt se Jehovai, Perëndi besnik dhe i drejtë, do të vazhdojë të kujdeset për vëllezërit dhe motrat besimplotë në Rusi.—Ligji i përtërirë 32:4, 9-11.