14 SHKURT 2020
RUSI
Gjykata ruse shpall fajtorë dhe gjobit çiftin Popov
Më 14 shkurt 2020, Gjykata e Qytetit të Viluçinskit shpalli fajtorë vëlla Mihail Popovin dhe gruan e tij, motër Jelena Popovin. Gjykata e gjobiti vëllanë me 350.000 rubla (5.508 dollarë amerikanë) dhe motrën me 300.000 rubla (4.722 dollarë amerikanë), por nuk i dënoi me burg. Ata do ta apelojnë vendimin.
Mihailin dhe Jelenën i arrestuan në korrik 2018, por më pas i liruan derisa t’u bëhej gjyqi.
Që nga 2019-a, gjykatat ruse kanë dënuar 28 Dëshmitarë të Jehovait për besimin e tyre. Dhjetë nga këta vëllezër dhe motra janë dënuar në dy muajt e fundit. Gjithsesi, për momentin këta të 10 nuk janë në burg.