23 QERSHOR 2020
RUSI
Gjykata ruse vendos të lirojë para kohe vëlla Denis Kristensenin
Më 23 qershor 2020 Gjykata e Krahinës së Lgovskit në Rajonin e Kurskut vendosi të lirojë para kohe vëlla Denis Kristensenin. Me kërkesë të prokurorit, gjykata zbuti dënimin e tij nga burgimi në një gjobë prej 400.000 rublash (5.759 dollarë amerikanë). Pas dhjetë ditësh, ai mund të kthehet në shtëpi pranë bashkëshortes, familjes dhe miqve të krishterë. Për këtë, e gjithë lavdia i shkon Jehovait.