Kalo te përmbajtja

Vëlla Anatolij Isakovi dhe gruaja e tij, Tatjana

1 JANAR 2024
RUSI

‘Jehovai nuk më ka braktisur kurrë’

‘Jehovai nuk më ka braktisur kurrë’

Së shpejti, Gjykata e Qytetit të Kurganit në Rajonin e Kurganit do të shpallë vendimin për çështjen e vëlla Anatolij Isakovit. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për të.

Të dhëna

E çmojmë jashtë mase vendosmërinë dhe besimin që tregon Anatoliji pavarësisht vështirësive. Veç kësaj, e vlerësojmë faktin se në çdo rrethanë që mund të hasim, mund të jemi të sigurt se Jehovai do të jetë për ne ‘shkëmbi i zemrës sonë’.—Psalmi 73:26.

Tabelë kronologjike

  1. 13 korrik 2021

    Ngrihet një çështje penale

  2. 14 korrik 2021

    I kontrollojnë shtëpinë. E futin në një burg të përkohshëm

  3. 15 korrik 2021

    E transferojnë në një qendër paraburgimi

  4. 21 korrik 2021

    Paraqitet apelimi pranë Departamentit të Shëndetësisë në Rajonin e Kurganit që Anatoliji të lirohet nga burgu, që të vazhdojë kimioterapinë

  5. 28 gusht 2021

    Pas një kërkese të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, atë e lirojnë nga qendra e paraburgimit dhe i vendosin kufizime për udhëtimin

  6. 6 korrik 2023

    Nis procesi penal