Kalo te përmbajtja

Sipas akrepave të orës nga lart majtas: motër Maja Karpushkini; vëlla Nikolaj Polevodovi; vëlla Vitali Zhuku me të shoqen, Tatjanën; vëlla Stanislav Kimi; motër Svetlana Sedovi

23 MARS 2022
RUSI

Jehovai siguron ndihmë për gjashtë motra e vëllezër besnikë

Jehovai siguron ndihmë për gjashtë motra e vëllezër besnikë

Së shpejti, Gjykata e Krahinës së Industrialnit në Territorin e Habarovskut do të shpallë vendimin për çështjen e motër Maja Karpushkinit, vëlla Stanislav Kimit, vëlla Nikolaj Polevodovit, motër Svetlana Sedovit, vëlla Vitali Zhukut dhe gruas së tij, Tatjanës. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta.

Tabelë kronologjike

  1. 10 nëntor 2018

    Autoritetet ndërpresin një festë me rreth 55 veta në një kafene. Ata marrin në pyetje të gjithë të pranishmit, ndër ta edhe të mitur, si edhe u marrin shenjat e gishtave dhe i fotografojnë

  2. 12 nëntor 2018

    Stanislavin, Nikolajin dhe Vitalin i futin në një qendër paraburgimi. Majës, Svetlanës dhe Tatjanës u vendosin kufizime për udhëtimet

  3. 14 janar 2019

    Nikolajin dhe Vitalin i lirojnë nga paraburgimi dhe i kalojnë në arrest shtëpie

  4. 29 janar 2019

    Stanislavin e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  5. 18 korrik 2019

    Çështja dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Krahinës së Industrialnit në Territorin e Habarovskut

  6. 2 gusht 2019

    Nikolajin e lirojnë nga arresti i shtëpisë

  7. 9 shtator 2019

    Autoritetet paraqesin një çështje të dytë penale për Stanislavin dhe Nikolajin pranë Gjykatës së Krahinës së Zhileznadarozhnit në Habarovsk

  8. 5 nëntor 2019

    Nikolajit i vendosin kufizime për udhëtimet

  9. 18 janar 2020

    Stanislavin dhe Vitalin i lirojnë nga arresti i shtëpisë

  10. 4 shkurt 2020

    Stanislavin dhe Nikolajin i shpallin fajtorë në çështjen e dytë penale. Gjykata e Krahinës së Zhileznadarozhnit në Habarovsk e dënon secilin prej tyre me dy vjet vënie në provë dhe liri me kusht

  11. 3 gusht 2020

    Çështja që ishte për shqyrtim në Gjykatën e Krahinës së Industrialnit i kthehet zyrës së prokurorit. Si rezultat, prokuroria apelon vendimin

  12. 29 shtator 2020

    Gjykata Rajonale e Habarovskut shqyrton apelimin e prokurorisë. Stanislavi dhe Nikolaji lejohen t’i drejtojnë disa fjalë gjykatësit. Ata theksojnë se Federata Ruse është pjesë e komunitetit botëror dhe ka firmosur një marrëveshje ndërkombëtare për të mos shkelur të drejtat e shtetasve të saj dhe lirinë e adhurimit

  13. 12 tetor 2020

    Gjykata Rajonale e Habarovskut lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krahinës së Industrialnit, dhe çështja i kthehet zyrës së prokurorit

  14. 15 dhjetor 2021

    Çështja paraqitet sërish pranë Gjykatës së Krahinës së Industrialnit

Të dhëna

S’kemi dyshim se Jehovai do të vazhdojë t’i mbështetë këta vëllezër e motra të dashur, si edhe shumë të tjerë që sot përbëjnë ‘renë e madhe të dëshmitarëve’.—Hebrenjve 12:1.