12 SHTATOR 2023
RUSI
«Jehovain e kam gjithmonë pranë!»
Më 18 gusht 2023, Gjykata e Qytetit të Solikamskut në Territorin e Permit, shpalli fajtorë vëllezërit Vladimir Poltoradnev, Aleksandër Sobianin dhe Vladimir Timoshkin. Ata u gjobitën përkatësisht me 638.000 rubla (6.787 dollarë amerikanë), 494.000 rubla (5.255 dollarë amerikanë) dhe 512.000 rubla (5.447 dollarë amerikanë). Për momentin atyre nuk u duhet të futen në burg.
Të dhëna
Jemi të sigurt se të gjithë ata që nuk reshtin së besuari te Jehovai, do të përjetojnë bekimet e dashurisë së tij besnike.—Psalmi 13:5, 6.
Tabelë kronologjike
28 korrik 2020
U kontrollojnë shtëpitë. Të tre vëllezërit i futin në një burg të përkohshëm
29 korrik 2020
Vladimir Timoshkinin e lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e kalojnë në arrest shtëpie
30 korrik 2020
Aleksandër Sobianinin e lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe i vënë kufizime për udhëtimet
31 korrik 2020
Vladimir Poltoradnevin e lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e kalojnë në arrest shtëpie
24 shtator 2020
Vladimir Poltoradnevin e lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
26 tetor 2020
Vladimir Timoshkinin e lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
16 maj 2023
Fillon procesi penal
a Nuk arritëm dot të merrnim komente nga vëllai Vladimir Timoshkin.