21 NËNTOR 2023
RUSI
Katër Dëshmitarë në Tulë, Rusi, dënohen me vënie në provë
Më 20 nëntor 2023, Gjykata Krahinore e Proletarskit në Tulë shpalli fajtorë vëllezërit Jevgeni Godunov dhe Gurami Labadzje dhe motrat Julia Popkov dhe Anzhila Putivskaj. Jevgenin dhe Guramin i dënoi secilin me 6 vjet e 6 muaj vënie në provë. Julian dhe Anzhilën i dënoi secilën me 2 vjet e 6 muaj vënie në provë. Për momentin, nuk u duhet të futen në burg.
Të dhëna
Shembujt e këtyre vëllezërve e motrave na bindin se, kur mbështetemi te Jehovai dhe kur ndjekim shembujt e besimit që gjejmë në Shkrime, edhe ne do të gjejmë ngushëllim e shpresë.—Romakëve 15:4.
Tabelë kronologjike
25 mars 2021
Ngrihet çështja penale
13 prill 2021
U kontrollojnë shtëpitë. Anzhilën dhe Julian i arrestojnë
14 prill 2021
Anzhilën dhe Julian i fusin në një qendër paraburgimi. Jevgenin e arrestojnë dhe e akuzojnë për krim. Guramin e fusin në arrest shtëpie
16 prill 2021
Jevgenin e fusin në një qendër paraburgimi
20 maj 2021
Anzhilën, Jevgenin dhe Julian i lirojnë nga paraburgimi dhe i kalojnë në arrest shtëpie
22 korrik 2021
Anzhilën, Jevgenin dhe Julian i lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe u vendosin kufizime për udhëtimet
23 korrik 2021
Guramin e lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
11 maj 2023
Fillon procesi penal
20 nëntor 2023
I shpallin fajtorë dhe i dënojnë me vënie në provë