Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëlla Roman Gridasovi me të shoqen, Elvirën, dhe vëlla Ginadi Germani me të shoqen, Nadjezhdën, pak minuta pasi u liruan nga burgu. Vëllezërit ishin burgosur prej pothuajse dy vjetësh

30 KORRIK 2021
RUSI

Lirohen nga burgu vëllezërit Ginadi Germani dhe Roman Gridasovi

Lirohen nga burgu vëllezërit Ginadi Germani dhe Roman Gridasovi

Më 29 korrik 2021 u liruan nga burgu vëllezërit Ginadi Germani dhe Roman Gridasovi pasi vuajtën dënimet. Ata janë ndër pesë vëllezërit në Saratov, të cilët i rrahën sapo mbërritën në burgun e Orenburgut. Vëllezërit Feliks Mahamadievi dhe Aleksej Budençuku u liruan respektivisht në janar dhe në korrik 2021. Vëlla Aleksej Miretski është akoma në burgun e Orenburgut dhe pritet të lirohet në fillim të gushtit 2021.