Kalo te përmbajtja

Vëlla Ginadi Shpakovski sapo lirohet nga burgu takon gruan dhe vajzën e tij, Tatianën e Marinën.

3 GUSHT 2020
RUSI

Lirojnë nga burgu vëlla Ginadi Shpakovskin

Lirojnë nga burgu vëlla Ginadi Shpakovskin

Të hënën më 3 gusht 2020, Gjykata e Krahinës së Pskovit liroi nga burgu vëlla Ginadi Shpakovskin. Gjykata e mbajti në fuqi dënimin fillestar, por ia zëvendësoi dënimin prej 6 vitesh e gjysmë burg me 6 vite e gjysmë vënie në provë, 2 prej të cilave do t’i kalojë në liri me kusht. Disa orë pasi morën vendimin, vëlla Shpakovskin e liruan. Prokuroria ka të drejtë të apelojë.