Kalo te përmbajtja

Vëlla Boris Jagovitovi me të shoqen, Nataljan

30 SHTATOR 2022
RUSI

Luftojnë shkurajimin duke mbajtur një qëndrim pozitiv

Luftojnë shkurajimin duke mbajtur një qëndrim pozitiv

Së shpejti, Gjykata Krahinore e Solnjeçnit në Territorin e Habarovskut do të shpallë vendimin për çështjen e vëllait Boris Jagovitov. Prokuroria ka kërkuar një dënim me 5 vite burg dhe 2 vite e 11 muaj të tjerë kufizime. Vendimi pritet të njoftohet më 10 tetor 2022.

Tabelë kronologjike

  1. 14 dhjetor 2020

    Hetuesit analizojnë bisedat e incizuara mes Borisit dhe një agjenti të infiltruar që u shtir sikur kishte interes për Biblën

  2. 14 maj 2021

    Ngrihet një çështje penale kundër Borisit. E akuzojnë se merr pjesë në mbledhjet e një organizate ekstremiste dhe se përpiqet të rekrutojë anëtarë të rinj

  3. 5 qershor 2021

    E marrin në pyetje bashkë me të shoqen, Nataljan, ndërkohë që i kontrollojnë shtëpinë. E fusin në një burg të përkohshëm

  4. 7 qershor 2021

    E lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e lënë në arrest shtëpie

  5. 29 dhjetor 2021

    Nis gjyqi penal. Gjatë seancës, prokuroria kërkon që Borisi të futet në paraburgim me pretendimin se ka shkelur kushtet e arrestit të shtëpisë. Autoritetet e fusin në paraburgim

  6. 24 shkurt 2022

    Çështja i rikthehet prokurorisë për shkak të shkeljeve proceduriale nga ana e hetuesve. Gjithsesi, Borisin nuk e lirojnë nga paraburgimi

  7. 20 qershor 2022

    Rinis gjyqi penal

Të dhëna

Borisi dhe Natalja janë një shembull i shkëlqyer, sepse e mbajnë mendjen te gjërat e drejta e të denja për t’u lëvduar. Kemi besim se «Perëndia i paqes» do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë.—Filipianëve 4:8, 9.

a Gjatë përgatitjes së këtij artikulli, vëllai Jagovitov ishte në paraburgim. Nuk ishte e mundur të kishim komente prej tij.