28 TETOR 2021
RUSI
Mësuesja 80-vjeçare në pension përndiqet ngaqë flet për Biblën
PËRDITËSIM | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin e motrës Jelena Savaljevi
Më 14 shkurt 2022, Gjykata Rajonale e Tomskut hodhi poshtë apelimin e motrës Jelena Savaljevi. Për momentin asaj nuk i duhet të shkojë në burg.
Tabelë kronologjike
17 nëntor 2021 Gjykata e Qytetit të Sjevjerskit në Rajonin e Tomskut shpalli fajtore Jelenën dhe e dënoi me katër vite vënie në provë. Më parë prokuroria kishte kërkuar që Jelena 80-vjeçare të gjobitej me 500.000 rubla (7.198 dollarë).
22 korrik 2021
Gjykata mbajti seancën e parë gjyqësore
25 mars 2021
Prokurorë rusë hapën një çështje penale kundër Jelenës. Atë e akuzojnë se «ka bindur, ka rekrutuar, ose ndryshe, ka nxitur dikë që të marrë pjesë në veprimtaritë e një organizate ekstremiste», në bazë të nenit 282.2 të Kodit Penal të Federatës Ruse.
Akuzat bazohen në dëshmitë e dy grave, të cilave Jelena u ka folur për mësimet e Biblës. Njëra prej tyre është agjente e FSB-së, ndërsa tjetra është punonjëse e Gardës Kombëtare Ruse. Ndërsa hiqeshin sikur kishin interes për Biblën, këto gra regjistronin fshehurazi bisedat e tyre me Jelenën dhe u dërgonin autoriteteve informata për të dhe për bashkëbesimtarët e saj
Të dhëna
Marrim zemër nga vendosmëria e Jelenës për të qëndruar e palëkundur përballë përndjekjes. Jemi të bindur se Jehovai i vëren të gjithë ata ‘që përpiqen krah për krah për besimin te lajmi i mirë, pa u trembur kurrsesi nga kundërshtarët’.—Filipianëve 1:27, 28.