20 JANAR 2022
RUSI
Mbështetja te Jehovai u forcon besimin vëllezërve e motrave në qytetin e Karpinskit
Gjykata e Qytetit të Karpinskit në Rajonin e Sverdlovskit së shpejti do të shpallë vendimin për çështjen ku janë përfshirë motrat Daria Dulova, Venera Dulova, Svjetlana Zaljaeva dhe vëlla Aleksandër Prianikovi me të shoqen, motër Anastasja Prianikovi. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta
Tabelë kronologjike
27 janar 2020
Aleksandri, Daria dhe Venera shpallen fajtorë në seancën e parë gjyqësore kundër tyre
Shkurt 2020
Kundër Aleksandrit, Darias dhe Venerës ngrihet një çështje e dytë penale
30 mars 2020
Autoritetet kontrollojnë shtëpitë e të akuzuarve dhe u konfiskojnë pajisjet elektronike
19 maj 2020
Në këtë çështje penale përfshihen edhe Anastasja me Svjetlanën. Të dyja urdhërohen të mos largohen nga zona
29 prill 2021
Fillon procesi penal
Të dhëna
Ndërsa përndjekja në Rusi vazhdon, na forcohet besimi kur shohim si po i mbështet Jehovai plot dashuri e merak motrat e vëllezërit tanë të shtrenjtë. Cilësia e sprovuar e besimit të tyre po i sjell «lëvdim, lavdi dhe nderim» emrit të Jehovait.—1 Pjetrit 1:7.