Kalo te përmbajtja

Tre nga mbi 80 vëllezërit e motrat në Rusi që janë dënuar me vënie në provë

14 TETOR 2021
RUSI

Mbi 80 Dëshmitarë të Jehovait janë dënuar me vënie në provë—Si ndikon kjo te jeta e tyre?

Mbi 80 Dëshmitarë të Jehovait janë dënuar me vënie në provë—Si ndikon kjo te jeta e tyre?

Që nga prilli i vitit 2017, kur Rusia ndaloi aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait, mbi 500 vëllezër e motra janë arrestuar dhe akuzuar si ekstremistë. Rreth 40 Dëshmitarë janë dënuar me burg, kurse 15 të tjerë kanë marrë gjoba. Më shumë se 80 Dëshmitarë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me vënie në provë. Edhe pse për momentin nuk duhet të futen në burg, ky lloj dënimi është i padrejtë dhe sjell pasoja serioze.

Sipas Kodit Penal të Rusisë, një gjyqtar ka autoritetin të dënojë dikë me vënie në provë në vend se me burg. Në këtë rast, gjyqtari përcakton periudhën e lirisë me kusht dhe i vendos të dënuarit disa kufizime a kushte. Nëse i dënuari shkel këtë liri me kusht, gjykata mund ta futë në burg për aq kohë sa ishte dënuar me vënie në provë.

Por si ndikon te jeta e vëllezërve tanë dënimi me vënie në provë? Dhe si po i ndihmon Jehovai vëllezërit e motrat që vuajnë këtë dënim? Për ta kuptuar, kemi intervistuar disa nga ata që janë dënuar me vënie në provë nga 2 deri në 6 vjet. Ata na tregojnë më shumë për sfidat që hasin dhe si i ka ndihmuar Jehovai ta përballojnë këtë sprovë.

Këto intervista të shkurtra që tregojnë për jetën e atyre që janë dënuar me vënie në provë, na shtyjnë të lutemi edhe më shumë dhe në mënyrë specifike për ta dhe për familjet e tyre. Këto histori vërtetojnë edhe një herë se Jehovai u përgjigjet këtyre lutjeve dhe i mbështet shërbëtorët e tij besnikë që të përballojnë çfarëdolloj sprove.—2 Korintasve 1:3, 4.