25 JANAR 2021
RUSI
Motër Galina Parkova pret vendimin për çështjen e saj, ndërkohë që i shoqi është në burg
Data e vendimit
Së shpejti, Gjykata e Krahinës së Leninskit në Rostov-mbi-Don do të njoftojë vendimin për çështjen e motër Galina Parkovës. a Nëse e shpallin fajtore, prokuroria ka kërkuar që të dënohet me 3 vite vënie në provë.
Të dhëna
Galina Parkova
Lindur: 1970 (Kaltan)
Biografia: Më 1990 Galina u martua me Aleksandrin. Ata kanë 3 vajza dhe 2 nipër e mbesa. Të dy kanë studiuar Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Ajo u pagëzua më 1995. I pëlqen shumë të këndojë dhe të pikturojë
Historiku i çështjes
Autoritetet ngritën një çështje penale kundër Galinës më 6 qershor 2019. Kjo ndodhi vetëm pak javë para arrestimit dhe burgosjes së bashkëshortit të saj, Aleksandrit.
Ndërkohë që burri ishte në burg, ajo e ka pasur të vështirë të mbështetë veten financiarisht. Gjithashtu, autoritetet i bllokuan kartën e bankës duke ia bërë të pamundur tërheqjen e parave, madje edhe rrogën mujore. Për pasojë, la punën që kishte dhe nisi të bënte punë të tjera ku paguhej me pará në dorë, që të mbante veten.
Vëllezërit dhe motrat tona në Rusi janë «njerëz të drejtë që trajtohen sikur të kenë vepruar me ligësi». (Eklisiastiu 8:14) Ama, shembujt e tyre të besimit na forcojnë edhe ne që të vazhdojmë të palëkundur, pavarësisht nga sfidat që mund të hasim.
a Nuk dihet gjithmonë data kur do të merret vendimi.