28 JANAR 2021
RUSI
Motër Jelena Reino-Çernishova rrezikon të dënohet për shkak të besimit
Data e vendimit
Më 29 janar 2021 a Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude do të marrë vendimin për çështjen e motër Jelena Reino-Çernishovës. Prokurori nuk e ka bërë akoma kërkesën për dënimin e mundshëm.
Të dhëna
Jelena Reino-Çernishova
Lindur: 1968 (Maloi, rajoni i Irkutskit)
Biografia: Ka studiuar Biblën me Dëshmitarët e Jehovait në vitet 90. Kjo e nxiti të hiqte dorë nga ushtria dhe të përpiqej të përmirësonte martesën. U pagëzua në vitin 1998
Bashkëshorti i saj, edhe pse nuk është Dëshmitar i Jehovait, e mbështet vendimin e saj që t’i shërbejë Jehovait. Jelenës i pëlqen futbolli dhe volejbolli
Historiku i çështjes
Më 29 shtator 2019, autoritetet në Birobidzhan ngritën një akuzë penale kundër motër Jelena Reino-Çernishovës.
Oficerë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) bastisën shtëpinë e Jelenës. Ajo thotë se Jehovai e ndihmoi të ruante qetësinë. Jelena kujton: «Iu luta Jehovait pareshtur që të isha e qetë e të kisha guxim, të veproja me dinjitet dhe të qëndroja besnike ndaj tij. Gjatë kontrollit çdo gjë shkoi mirë dhe secili prej tyre ishte i sjellshëm.»
Kjo sprovë ndikoi për keq te Jelena dhe te familja e saj. Në korrik 2020 i shoqi pësoi infarkt (për të tretën herë). Autoritetet nuk e lejojnë Jelenën të udhëtojë jashtë Birobidzhanit. Gjithashtu i bllokuan llogaritë bankare.
Jelena ka marrë forcë duke reflektuar për mënyrën si ia kanë dalë mbanë nën përndjekje shërbëtorët e tjerë të Jehovait. Ajo shpjegon: «Më pëlqen të lexoj raportet për vëllezërit e motrat, të cilëve u kanë bastisur shtëpitë dhe që i kanë përndjekur për shkak të besimit te Jehovai. Kanë hasur shumë vështirësi dhe i kanë keqtrajtuar, por kanë qëndruar me guxim deri në fund.» Ajo ka nxjerrë dobi edhe duke e lexuar rregullisht Biblën e duke medituar për të.
Ndërsa vazhdon me qëndrueshmëri, Jelenës i pëlqen të mendojë thellë për Isainë 30:15. Aty thuhet pjesërisht: «Fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.» Ajo tregon: «Mendoj gjithmonë për këtë shkrim. Nuk e shpreh dot me fjalë sa mirënjohëse i jam Jehovait që më ka ndihmuar t’i afrohem atij! . . . Jam vazhdimisht e qetë. Besoj edhe më shumë te [Jehovai] dhe mbështetem plotësisht tek ai për çdo gjë. Jam më se e sigurt se ai nuk do të më braktisë kurrë.»
a Data mund të ndryshojë.