Kalo te përmbajtja

Motër Olga Ivanovi pasi e liruan nga burgu. Ajo mban në duar një buqetë me lule që ia ka dërguar bashkëshorti i saj, Jevgeni, i cili aktualisht po kryen dënimin me 8 vjet burg

13 QERSHOR 2024
RUSI

Motër Olga Ivanovin e lirojnë nga burgu

Motër Olga Ivanovin e lirojnë nga burgu

Më 11 qershor 2024, motër Olga Ivanovin e liruan nga një burg në qytetin e Zelenokumskut. Më 25 tetor 2021, atë e shpallën fajtore dhe e dënuan me 3 vjet e 6 muaj burg. Meqë kishte kaluar tashmë mbi 1 vit e 4 muaj në arrest shtëpie para se ta burgosnin, dënimi i saj tani konsiderohet i përfunduar. Bashkëshorti i saj, Jevgeni, i cili bënte pjesë në të njëjtën çështje penale, u shpall fajtor dhe aktualisht po vuan dënimin me 8 vjet burg.

Olgën e mirëpresin familjarët dhe miqtë pas lirimit

Gjatë periudhës që kaloi pas hekurave, shpesh Olgës i kërkonin të bënte punë të rëndë fizike për 12 orë në ditë e për 6 ditë të javës. Gjithashtu e transferuan disa herë në burgje të ndryshme anekënd Rusisë. Kjo ia bëri të vështirë nënës vejushë të Olgës, Svetlanës, të vizitonte të bijën e ta mbështeste. Svetlana tregon si e ndienë dorën e Jehovait: «Sa herë që Olgën e transferonin në një qytet tjetër, vëllezërit e motrat vendës kujdeseshin me dashuri për nevojat e saj. Prisnin në radhë me orë të tëra për t’i çuar pako me ushqime dhe me gjëra të tjera. Përpiqeshin edhe ta vizitonin kur ishte e mundur. Përveç kësaj, kur shkoja në këto qytete për ta takuar, më siguronin gjithmonë një vend ku të rrija dhe më ndihmonin për gjithçka kisha nevojë. Ishte e mrekullueshme!»

Olga dhe bashkëshorti i saj, Jevgeni, para se t’i burgosnin

Falënderojmë Jehovain që u kujdes me dashuri për Olgën kur ishte në burg. Jemi shumë të lumtur që tani është e lirë, por nuk harrojmë të lutemi për bashkëshortin e saj dhe për të gjithë ata që aktualisht janë pas hekurave, të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’u tregojë dashuri besnike.—Zanafilla 39:21.