Kalo te përmbajtja

Motër Valentina Suvorovi me të shoqin, Vladimirin

9 MARS 2021
RUSI

Motra jonë 73-vjeçare rrezikon të dënohet për shkak të besimit

Motra jonë 73-vjeçare rrezikon të dënohet për shkak të besimit

Data e vendimit

Së shpejti, Gjykata e Krahinës së Metalurgiçeskit në Çeljabinsk do të shpallë vendimin për çështjen e motër Valentina Suvorovit. a Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për të.

Të dhëna

Valentina Suvorovi

  • Lindur: 1948 (Sorovskoje, rajoni i Kurganit)

  • Biografia: Pasi ka dhënë mësim në Shkollën e Muzikës në Çeljabinsk për më shumë se 30 vjet, ka dalë në pension. I pëlqen të merret me kopshtari, të kërcejë dhe të dëgjojë muzikë

    Në vitin 1973 u martua me Vladimirin. Djali i tyre, Igori, vdiq nga kanceri disa vite më parë. Kohët e fundit vdekja i ka rrëmbyer edhe nënën dhe motrën

Historiku i çështjes

Më 26 mars 2019, policë të armatosur rëndë bastisën mbi 20 shtëpi të vëllezërve tanë në Çeljabinsk dhe Jemanzhjelinsk. Pasi e morën në pyetje për një kohë të gjatë, më 5 dhjetor 2019 autoritetet ngritën një çështje penale kundër Valentinës, tani 73 vjeçe, ngaqë lexon Biblën dhe flet për besimin e saj me të tjerët. Aktualisht i kanë kufizuar udhëtimet. Edhe Vladimiri po përballet me akuza penale për shkak të bindjeve të tij të krishtere.

Ndërsa çifti Suvorov po flinte, policët me automatikë në duar hynë me forcë në shtëpinë e tyre. Valentina kujton: «Nuk kishim kohë as të laheshim, as të krihnim flokët e as të visheshim siç duhet. Na e kthyen gjithë shtëpinë përmbys dhe nisën të kontrollonin në çdo cep, çdo sirtar, kuti bizhuterish, portofol dhe xhepa. . . . Panë brenda qypave, madje lëvizën të gjitha perdet dhe shtresat e krevatit tonë—nuk lanë gjë pa kontrolluar.»

Duke pasur parasysh moshën dhe problemet me shëndetin, Valentina kishte merak se përndjekja do ta përkeqësonte gjendjen e saj.

Ajo shpjegon se programi i rregullt i studimit të Biblës e ka ndihmuar të qëndrojë e fortë. Valentina thotë: «Shqyrtimi i shkrimit të ditës, meditimi rreth tij dhe zbatimi më kanë ndihmuar të përballoj çdo vështirësi.»

Valentina shton se përgatitja për mbledhjet dhe pjesëmarrja në to, studimi personal dhe adhurimi familjar kanë një rol jetësor për të qëndruar në kohë stresuese. Ajo shpjegon: «Në çdo mbledhje mësoj diçka të re që përpiqem ta zbatoj.» Gjithashtu, lutjet me gjithë zemër i sjellin shumë lehtësim, prandaj thotë: «E falënderoj gjithmonë Perëndinë për ndihmën që më jep.»

Valentina vazhdon t’i kujtojë vetes dhe të tjerëve: «S’ka pse të kemi frikë nga asgjë. Mos u lëkund, ki besim të fortë dhe mos harro Mateun 6:33 dhe 2 Korintasve 1:3, 4

Është e qartë se motrat e vëllezërit tanë në Rusi, ndër ta edhe Valentina me Vladimirin, japin prova të forta se këto fjalë të Psalmit 64:10 janë më se të vërteta: «Falë Jehovait, i drejti do të gëzojë e tek ai do të gjejë strehë; tërë njerëzit me zemër të sinqertë do të ngazëllojnë.»

a Data kur do të merret vendimi nuk njoftohet gjithmonë.