Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëlla Aleksandër Prianikovi, motër Venera Dulova dhe vajza e saj, motër Daria Dulova, para gjyqit

24 JANAR 2020
RUSI

Në Karpinsk, Rusi, akuzohen penalisht një vëlla dhe dy motra

Në Karpinsk, Rusi, akuzohen penalisht një vëlla dhe dy motra

Të hënën më 27 janar 2020, Gjykata e qytetit të Karpinskit do të marrë vendimin për çështjen e motrave Venera e Daria Dulovës dhe të vëlla Aleksandër Prianikovit. Prokurori i ka kërkuar gjykatës të marrë vendim gjyqësor të ndërprerë me 3 vite burg për vëlla Prianikovin dhe motër Venera Dulovën dhe me 2 vite burg për motër Daria Dulovën.

Më 19 prill 2016, vëlla Prianikovi dhe motër Venera Dulova folën me një burrë për Biblën. Një i afërm i tij i akuzoi për vjedhje motër Dulovën e vëlla Prianikovin dhe i telefonoi policisë. Të dy i çuan në rajon, u morën shenjat e gishtërinjve dhe u konfiskuan literaturën.

Mbi 2 vjet më vonë i arrestuan përsëri dhe i morën në pyetje për të njëjtën ngjarje. U konfiskuan telefonat dhe dokumentet personale. Drejtori i policisë caktoi një ndihmësprofesor teologjie për të kontrolluar informacionet në telefonat e vëlla Prianikovit dhe motër Dulovës. Në raportin 15-faqësh, ndihmësprofesori thoshte se pajisjet e tyre përmbanin mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait. Bazuar kryesisht te kjo, prokuroria ngriti një çështje penale. Gjykata e qytetit të Karpinskit u dha leje autoriteteve që të kontrollonin shtëpitë e tyre.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së motër Dulovës, policët konfiskuan pajisje elektronike, libra dhe fotografi. Morën në pyetje edhe Darian, vajzën 18-vjeçare të motër Dulovës. Madje, policët kontrolluan edhe shtëpitë e të afërmve të tyre dhe apartamentin e vëlla Prianikovit.

Mëngjesin e 16 prillit 2019, 3 agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (SHSF), 1 hetues dhe 2 policë, bastisën përsëri shtëpinë e vëlla Prianikovit. Policët konfiskuan pajisje elektronike dhe gjëra të tjera personale.

Më 23 korrik 2019, motër Daria Dulovën e thirrën si të dyshuar, për ta pyetur në lidhje me çështjen penale kundër mamasë së saj dhe vëlla Prianikovit. I akuzuan të tre dhe në shtator të 2019-s filluan seancat dëgjimore për çështjen e tyre.

Lutemi plot besim për të 3 këta Dëshmitarë dhe për pothuajse 300 vëllezër e motra në Rusi, që po ndiqen penalisht dhe po burgosen: «Perëndia që jep shpresë, ju mbushtë plot gëzim e paqe ngaqë besoni tek ai, që të jeni plot e përplot me shpresë falë fuqisë së frymës së shenjtë!»—Romakëve 15:13.