1 PRILL 2019
RUSI
Në Rusi dënohet një tjetër Dëshmitar i Jehovait
Më 1 prill 2019 një gjykatë ruse dënoi 56-vjeçarin Sergei Skrinikov, për shkak të besimit si Dëshmitar i Jehovait. Kjo është e njëjta gjykatë që dënoi Denis Kristensenin me 6 vite burg. Gjykata e gjobiti vëlla Skrinikovin me një shumë të majme prej 5.348 dollarësh (350.000 rubla; 4.758.95 euro). Megjithatë hodhi poshtë kërkesën që kishte bërë prokuroria për ta dënuar me tri vite burg.
Vëlla Skrinikovi dhe e shoqja, Nina, kanë një vajzë të martuar, të cilën e ndihmojnë të kujdeset për pesë fëmijët e saj. Ata kujdesen edhe për prindërit e moshuar të Ninës.
Në gjykatë, vëlla Skrinikovi e mbrojti besimin e tij me respekt e në mënyrë bindëse. Pjesërisht tha: «Kush nuk beson te Zoti, mund ta shohë si të pashpresë situatën time. . . . Mirëpo si Dëshmitar i Jehovait e shoh këtë situatë me sytë e besimit. Nëse Perëndia lejon që të dënohem, do të thotë se këto tri vite burg nuk duhet t’i konsideroj si ndëshkim, por si një caktim të veçantë për të predikuar në një vend të ri. Prandaj nuk mërzitem. . . . Perëndia nuk ndryshon, qofshim të lirë apo të burgosur. Nuk jemi të braktisur. Ai do të na qëndrojë pranë, për sa kohë mbetemi besnikë.»
Besimi i patundur i bashkëbesimtarëve, si i vëlla Skrinikovit, na jep zemër. Kur mendojmë për sprovat e rënda që po hasin, kemi të njëjtën dëshirë si të apostullit Pavël: «Perëndia që jep shpresë, ju mbushtë plot me gëzim e paqe, nëpërmjet besimit tuaj, që të keni bollëk në shpresë me fuqinë e frymës së shenjtë!»—Romakëve 15:13.