Kalo te përmbajtja

Nga e majta: Vëlla Konstantin Bazhenovi, gruaja e tij, Snezhana, dhe motër Vera Zolotovi

21 SHTATOR 2020
RUSI

Në Rusi, vëlla Konstantin Bazhenovi, gruaja e tij dhe një motër 73-vjeçare rrezikojnë të shpallen fajtorë

Në Rusi, vëlla Konstantin Bazhenovi, gruaja e tij dhe një motër 73-vjeçare rrezikojnë të shpallen fajtorë

Data e vendimit

Më 25 shtator 2020, * Gjykata e Krahinës së Jelizovskit në territorin e Kamçatkës do të shpallë vendimin për çështjen e vëlla Konstantin Bazhenovit, gruas së tij, Snezhanës, dhe motrës Vera Zolotovi. Prokuroria ka kërkuar që çifti Bazhenov të gjobitet me 600.000 rubla (7.850 dollarë) dhe motër Zolotovi me 400.000 rubla (5.235 dollarë).

Të dhëna

Konstantin Bazhenovi

  • Lindur: 1977 (Petropavlovsk-Kamçatski, territori i Kamçatkës)

  • Biografia: Më i madhi nga katër fëmijët. Ka punuar si mekanik dhe ka dhënë mësim në një shkollë teknike. I pëlqen peshkimi

  • Më 2001 u martua me Snezhanën, që po ashtu ishte mësuese. Ata kanë një vajzë që quhet Elizabeta dhe i shërbejnë Jehovait si familje

Snezhana Bazhenovi

  • Lindur: 1977 (ishulli Shikotan, Sahalin-Oblast)

  • Biografia: Rritur me një prind. I do fëmijët dhe i pëlqente puna si mësuese në një shkollë fillore. Për momentin e kanë ndaluar të punojë me fëmijët për shkak të çështjes penale të ngritur kundër saj

  • Gjyshja e mësoi për Perëndinë dhe si t’i lutej Atij. Kjo e ndihmoi ta donte Perëndinë dhe Fjalën e tij, Biblën

Vera Zolotovi

  • Lindur: 1946 (Jelizovo, territori i Kamçatkës)

  • Biografia: Rritur në një familje të madhe. Më 1966 u martua me Juri Zolotovin. Kanë 2 fëmijë. Ajo është ekonomiste në pension. I pëlqen patinazhi, të ecë në natyrë dhe të bëjë ski

  • Për vite me radhë ka dashur të njohë Perëndinë. Ka shqyrtuar shumë fe. Ishte e lumtur që më në fund mësoi se Perëndia është i drejtë dhe i do njerëzit. I shoqi nuk kishte të njëjtat bindje fetare me të, prapëseprapë i bënte përshtypje ndikimi pozitiv që kishte Bibla në jetën e saj

Historiku i çështjes

Më 19 gusht 2018, policia kontrolloi tri shtëpi të Dëshmitarëve në qytetin e Jelizovos. Në total arrestuan 11 vëllezër e motra dhe i morën në pyetje për orë të tëra. Më vonë autoritetet liruan 8 prej tyre, por ngritën një çështje penale kundër vëlla Bazhenovit, gruas së tij dhe motër Zolotovit. Ata i futën në paraburgim. Pas 2 ditësh, motrat i liruan. Një gjykatës udhëroi që vëlla Bazhenovi të qëndrojë në paraburgim, por e liruan pas 8 ditësh.

Ndërsa pritet vendimi, lutemi që çifti Bazhenov dhe motër Zolotovi të vazhdojnë të mbështeten plotësisht te Jehovai. Bibla na siguron se Jehovai do t’i mbushë plot gëzim e paqe besnikët e tij dhe ata do të jenë «plot e përplot me shpresë falë fuqisë së frymës së shenjtë».—Romakëve 15:13.

^ par. 3 Data edhe mund të ndryshojë