Kalo te përmbajtja

Vëlla Denis Kristenseni në kafazin e një salle gjyqi në vitin 2018

8 Korrik 2020
RUSI

«Ndëshkimi» i vëlla Kristensenit shtohet edhe për 5 ditë pas akuzave të tjera të rreme

«Ndëshkimi» i vëlla Kristensenit shtohet edhe për 5 ditë pas akuzave të tjera të rreme

Më 6 korrik 2020 ishte planifikuar që vëlla Denis Kristenseni të lirohej nga qelia a e tij e dënimit. Megjithatë, po atë ditë, burgu i Lgovit e zgjati kohën e dënimit në këtë qeli edhe 5 ditë të tjera, bazuar në një grup të ri akuzash të pabaza, si p.sh. vonesat.

Vëlla Kristenseni i tha avokatit të tij se autoritetet po gënjejnë, që ai të mos kualifikohet për lirim të parakohshëm. Ka më shumë se një vit që vëlla Kristenseni ka vuajtur një pjesë të mirë të dënimit që të kualifikohet për lirim të parakohshëm. Ai ka aplikuar katër herë, por gjykata e Lgovit dhe zyrtarët e burgut i kanë sabotuar kërkesat e tij.

Autoritetet ruse vazhdojnë t’i përlyejnë me gënjeshtra vëllezërit tanë të dashur në Rusi. Gjithsesi e dimë se Jehovai do t’i ndihmojë duke u dhënë paqe dhe miratimin e tij si një «mburojë në çdo anë».—Psalmi 5:12; 119:69.

anjë artikull tjetër thamë se, menjëherë pasi një gjykatë i dha lirimin e parakohshëm vëlla Kristensenit, vendimi u apelua dhe atë e futën në një qeli të veçantë ndëshkimore (EPKT), ku zakonisht fusin kriminelët më të egër. EPKT-ja është në të njëjtën ndërtesë me një tjetër zonë dënimi, të quajtur SHIZO, ku të burgosurit futen për shkelje të vogla. Sidoqoftë, tani e dimë se vëlla Kristenseni faktikisht është në zonën SHIZO.