7 SHTATOR 2020
RUSI
Një çift i ri në Rusi rrezikon të dënohet
Data e vendimit
Më 16 shtator 2020, a Gjykata Krahinore e Svirdlovskit në qytetin e Kostromës pritet të marrë vendimin për çështjen e vëlla Sergej Rajmanit dhe të gruas së tij, Valerias. Ata rrezikojnë të dënohen me shtatë vite liri me kusht.
Të dhëna
Sergej Rajmani
Lindur: 1996 (Kineshmë, rajoni i Ivanovos)
Biografia: Ka studiuar për ndërtim në një shkollë teknike. Është specializuar për projektim të ambienteve të brendshme. Mësoi të donte dhe të respektonte Biblën nga gjyshja. U martua me Valerian në vitin 2015. I pëlqen të gatuajë e të bëjë ski
Valeria Rajmani
Lindur: 1993 (Sharia, rajoni i Kostromës)
Biografia: I ati vdiq kur ajo ishte dhjetë vjeçe. Mësoi për Jehovain nga e ëma. Është parukiere
Historiku i çështjes
Më 25 korrik 2018, herët në mëngjes, forca speciale të armatosura u shpartalluan derën me levë çiftit Rajman, hynë në shtëpinë e tyre dhe i arrestuan. Motrën Rajman e mbajtën dy ditë. Kurse vëllai kaloi 59 ditë në izolim. Autoritetet ia kanë kufizuar çiftit komunikimin me Dëshmitarë të tjerë të Jehovait. Gjithashtu nuk u lejohet të dalin nga shtëpia në mbrëmje. Kjo situatë stresuese po ndikon për keq te shëndeti i tyre fizik dhe emocional.
Teksa presin vendimin, lutemi që dy të rinjtë të qëndrojnë të fortë e të guximshëm, të bindur se Jehovai do t’u qëndrojë përherë pranë.—Josiu 1:9.
a Data edhe mund të ndryshojë