Kalo te përmbajtja

Vëlla Aleksandër Sherbina

6 PRILL 2021
RUSI

Një gjykatë ruse dënon me tri vite burg vëlla Aleksandër Sherbinën

Një gjykatë ruse dënon me tri vite burg vëlla Aleksandër Sherbinën

PËRDITËSIM | Një gjykatë apeli në Rusi shkurton kohën e burgimit të vëlla Aleksandër Sherbinës

Më 24 qershor 2021, Gjykata e Territorit të Krasnodarit la në fuqi vendimin e gjykatës së mëparshme që e shpalli fajtor vëlla Aleksandër Sherbinën, por shkurtoi kohën e tij të burgimit nga tre vjet në dy vjet.

Vendimi

Më 6 prill 2021, Gjykata e Krahinës së Abinskit në Territorin e Krasnodarit dënoi me tri vite burg vëlla Aleksandër Sherbinën. Atë e futën në burg menjëherë pas vendimit. Aleksandri do ta apelojë vendimin.

Të dhëna

Aleksandër Sherbina

  • Lindur: 1976 (Holmskaja, territori i Krasnodarit)

  • Biografia: I kanë vdekur të dy prindërit. Ka punuar si shofer kamioni, mekanik makinash dhe është marrë me punime për finiturën

  • Kur ishte i ri, i pëlqente të luante basketboll dhe futboll. Në fillim të të 20-ave studioi Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Pasi studioi për përmbushjen e profecive, u bind se Bibla është Fjala e Perëndisë dhe u pagëzua në vitin 1999

Historiku i çështjes

Autoritetet në territorin e Krasnodarit ia kontrolluan dy herë shtëpinë, në prill dhe në dhjetor 2020. Në të dyja rastet, Aleksandrin e morën në pyetje dhe i konfiskuan Biblat e pajisjet elektronike.

Procesi gjyqësor kundër tij nisi më 17 mars 2021, në Gjykatën e Krahinës së Abinskit. Gjyqi i tij u bë shpejt e shpejt, njësoj si rastet e vëllezërve të tjerë që ka shqyrtuar kjo gjykatë.

Plot guxim, Aleksandri tha në gjyq: «E vërteta është se po akuzohem ngaqë besoj te Perëndia dhe se jam Dëshmitar i Jehovait, pra, ngaqë po ushtroj të drejtat e mia të garantuara nga neni 28 i Kushtetutës së Federatës Ruse. Bindjet e mia fetare janë të bazuara në Bibël, dhe tamam për këtë arsye janë absolutisht e kundërta e asaj që konsiderohet ekstremizëm.»

Falënderojmë Jehovain që vëllezërit e motrat tona në Rusi vazhdojnë të jenë shembuj të shkëlqyer guximi dhe besimi! Dimë edhe se qëndrueshmëria e tyre ndërsa ‘bëjnë vullnetin e Perëndisë’, do t’u sjellë bekime pa fund nga Jehovai.—Hebrenjve 10:36.