Kalo te përmbajtja

Vëlla Dmitri Semenovi dhe bashkëshortja e tij, Nadjezhda

4 NËNTOR 2022
RUSI

PËRDITËSIM—ÇIFTIN E SHPALLIN FAJTOR | Marrin forcë nga shembujt e besimit në Bibël

PËRDITËSIM—ÇIFTIN E SHPALLIN FAJTOR | Marrin forcë nga shembujt e besimit në Bibël

Më 8 nëntor 2022 Gjykata e Qytetit të Petropavlovsk-Kamçatskit në Territorin e Kamçatkës i shpalli fajtorë vëllanë Dmitri Semenov dhe gruan e tij, Nadjezhdën, dhe i dënoi me nga 4 vjet vënie në provë. Për momentin atyre nuk u duhet të shkojnë në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 3 shtator 2021

    Një grua që bënte biseda rreth Biblës me Dmitrin dhe Nadjezhdën, filloi të bashkëpunonte me FSB-në. Autoritetet ngritën një çështje penale kundër tyre, bazuar në informacionet që u siguronte ajo. Çiftin e akuzojnë se përpiqen të bindin të tjerët të marrin pjesë në veprimtaritë e një organizate ekstremiste

  2. 6 shtator 2021

    U kontrollojnë shtëpinë. I marrin në pyetje dhe u vendosin kufizime për udhëtimet

  3. 26 korrik 2022

    Nis procesi penal

Të dhëna

Jehovai po i ndihmon shërbëtorët e tij të jenë të guximshëm dhe të fortë përballë përndjekjes, siç po e përjeton edhe vetë Dmitri me Nadjezhdën. Ai nuk i braktis kurrë shërbëtorët e tij.—Josiu 1:9.