Kalo te përmbajtja

Vëlla Oleg Postnikovi me të shoqen, Agnesën

23 DHJETOR 2021 | PËRDITËSUAR MË 29 GUSHT 2023
RUSI

PËRDITËSIM—ÇIFTIN E SHPALLIN FAJTOR | Masat që siguron Jehovai, burim paqeje për familjen Postnikov

PËRDITËSIM—ÇIFTIN E SHPALLIN FAJTOR | Masat që siguron Jehovai, burim paqeje për familjen Postnikov

Më 23 gusht 2023, Gjykata Krahinore e Birobidzhanskit në Rajonin Autonom Jude shpalli fajtorë vëlla Oleg Postnikovin dhe motër Agnesa Postnikovin. Olegun e dënuan me 5 vjet e gjysmë vënie në provë, kurse Agnesën me 4 vjet e gjysmë vënie në provë. Për momentin, nuk u duhet të futen në burg.

Më 11 tetor 2022, Gjykata e Rajonit Autonom Jude anuloi vendimin e mëparshëm që i shpallte fajtorë vëlla Oleg Postnikovin dhe motër Agnesa Postnikovin. Tani çështja do të dërgohet për rishqyrtim.

Më 25 prill 2022, Gjykata Krahinore e Birobidzhanskit në Rajonin Autonom Jude shpalli fajtorë Olegun dhe Agnesën. Olegun e dënoi me 5 vite e gjysmë vënie në provë, kurse Agnesën me 5 vjet vënie në provë. Për momentin nuk duhet të futen në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 12 shkurt 2021

    FSB-ja ngre një çështje penale kundër Agnesës. Çifti Postnikov akuzohen se kanë formuar një grup «kriminal» dhe u kanë folur të tjerëve për qëllimet e tij «ekstremiste». Olegut dhe Agnesës u ndalohet largimi nga zona ku banojnë, u bllokohen llogaritë bankare dhe ua shënojnë emrat në listën e terroristëve në Rusi

  2. 12 shkurt 2020

    FSB-ja ngre një çështje penale kundër Olegut

Të dhëna

Këto eksperienca janë prova të mëtejshme se Jehovai e ka përgatitur popullin e tij t’i përballojë me sukses sprovat e ndryshme. Të mos reshtim kurrë së mbështeturi ‘te dashuria dhe besnikëria’ e Jehovait.—Psalmi 115:1.