Kalo te përmbajtja

Vëlla Andrei Zhukovi

7 QERSHOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 21 NËNTOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI I PAFAJËSISË | I bindur për dashurinë dhe mbështetjen e Jehovait

PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI I PAFAJËSISË | I bindur për dashurinë dhe mbështetjen e Jehovait

Më 20 nëntor 2023, Gjykata e Zonës Autonome të Kantë-Mansinskit, Jugra, anuloi vendimin që e shpallte të pafajshëm vëlla Andrei Zhukovin. Çështja e tij u kthye për rigjykim.

Më 7 gusht 2023, Gjykata e Krahinës së Jugorskit në Zonën Autonome të Kantë-Mansinskit, Jugra, e shpalli të pafajshëm vëlla Andrei Zhukovin. Atë e shfajësuan nga të gjitha akuzat.

Tabelë kronologjike

  1. 17 gusht 2020

    Kundër Andreit ngrihet një çështje penale dhe e akuzojnë se mbante mbledhje sekrete të një organizate «ekstremiste»

  2. 19 gusht 2020

    Bastisin 9 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait, ndër to edhe shtëpinë e Andreit. E futin në një burg të përkohshëm

  3. 20 gusht 2020

    E lirojnë, por i vënë disa kufizime

  4. 14 janar 2021

    E futin në listën e ekstremistëve dhe i bllokojnë llogarinë bankare

  5. 4 gusht 2021

    Autoritetet e akuzojnë Andrein për gjëra të tjera, si për shembull, «i lutej Perëndisë Jehova, drejtonte ceremoni fetare dhe studionte tekste fetare». Pas kësaj e marrin në pyetje

  6. 15 tetor 2021

    I refuzojnë kërkesën për t’i dhënë fund ndjekjes penale

  7. 29 dhjetor 2021

    Nis procesi penal

Të dhëna

Mbështetja që Jehovai po i jep Andreit dhe tërë vëllezërve e motrave të shtrenjta për t’i bërë ballë kundërshtimit, vazhdon të jetë ‘provë e mirësisë së tij’ dhe tregon se ai është «ndihma e ngushëllimi» i tyre.—Psalmi 86:17; shënimi.