Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Çeçulini dhe gruaja e tij, Jelena

19 MARS 2024 | PËRDITËSUAR MË 5 NËNTOR 2024
RUSI

PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI | ‘Jehovai po më jep zemër’

PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI | ‘Jehovai po më jep zemër’

Më 30 tetor 2024, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Nëntë në Vladivostok anuloi vendimin që shpallte fajtorë vëlla Sergei Çeçulinin dhe gruan e tij, motër Jelena Çeçulinin. Çështja e tyre do t’i kthehet për rishqyrtim gjykatës së mëparshme.

Më 22 prill 2024, Gjykata e Qytetit të Petropavlovsk-Kamçatskit në Territorin e Kamçatkës shpalli fajtorë vëlla Sergei Çeçulinin dhe gruan e tij, motër Jelena Çeçulinin dhe e dënoi secilin me 2 vjet vënie në provë. Për momentin nuk u kërkohet të futen në burg.

Të dhëna

Ashtu si Sergei dhe Jelena, edhe ne e çmojmë si thesar Fjalën e Perëndisë, dhuratën e përsosur që na ripërtërin forcat dhe na jep mençurinë e nevojshme për të qëndruar besnikë, edhe kur jemi nën sprovë.—Psalmi 19:7.

Tabelë kronologjike

  1. 25 shtator 2022

    Ngrihet një çështje penale

  2. 17 tetor 2022

    U kontrollojnë shtëpinë

  3. 6 shtator 2023

    Sergeit i vendosin kufizime për udhëtimet

  4. 7 shtator 2023

    Jelenës i vendosin kufizime për udhëtimet

  5. 26 dhjetor 2023

    Nis procesi penal