Kalo te përmbajtja

Në të majtë: motër Ljubova Koçjerovi. Në të djathtë: motër Ljubova Ovçinikovi

16 GUSHT 2023 | PËRDITËSUAR MË 5 DHJETOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI | «Jemi të gjithë të bashkuar»

PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI | «Jemi të gjithë të bashkuar»

Më 5 dhjetor 2023, Gjykata e Territorit të Habarovskut anuloi vendimin që shpallte fajtore motrat Ljubova Koçjerov dhe Ljubova Ovçinikov. Çështja e tyre tani do t’i rikthehet për rigjykim Gjykatës Krahinore të Habarovskijit në Territorin e Habarovskut.

Më 1 gusht 2023, Gjykata Krahinore e Habarovskijit në Territorin e Habarovskut shpalli fajtore motrat Ljubova Koçjerovi dhe Ljubova Ovçinikovi. Secilën e dënuan me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk u duhet të futen në burg.

Të dhëna

Përvojat e atyre që po qëndrojnë besnikë pavarësisht nga përndjekjet, na kujtojnë se Jehovai «u jep forcë të gjithëve» me dashuri.—1 Kronikave 29:12.

Tabelë kronologjike

  1. 2019-2020

    Autoritetet nisin të përgjojnë dhe të regjistrojnë fshehurazi bisedat e dy motrave

  2. 3 mars 2022

    Ljubova Koçjerovit i kontrollojnë shtëpinë dhe i konfiskojnë telefonin dhe kompjuterin

  3. 26 maj 2022

    Ngrenë një çështje penale kundër Ljubova Koçjerovit

  4. 28 maj 2022

    Ljubova Koçjerovin e marrin në pyetje

  5. 7 nëntor 2022

    Ngrenë një çështje penale kundër Ljubova Ovçinikovit. Bashkojnë në një, dy çështjet penale

  6. 21 janar 2023

    Ljubova Koçjerovit i kontrollojnë përsëri shtëpinë

  7. 25 prill 2023

    Fillon procesi penal