8 GUSHT 2022 | PËRDITËSUAR MË 29 DHJETOR 2022
RUSI
PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI | Përgatitja e ndihmon vëlla Aleksandër Kabanovin të ruajë qetësinë
Më 27 dhjetor 2022, Gjykata e Territorit të Krasnojarskut anuloi dënimin e vëllait Aleksandër Kabanov dhe kërkoi të niste një proces i ri gjyqësor. Ai ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj vënie në provë. Më 5 gusht 2022, Gjykata e Qytetit të Zjeljenogorskit shpalli vendimin për çështjen e vëllait Kabanov, por vendimi u apelua. Ai nuk mund të lëvizë nga rajoni ndërsa pret që të nisë procesi gjyqësor.
Së shpejti, Gjykata e Qytetit të Zjeljenogorskit në Territorin e Krasnojarskut do të shpallë vendimin për çështjen e vëlla Aleksandër Kabanovit. Prokuroria kërkon që ai të dënohet me 2 vjet e gjysmë burg.
Tabelë kronologjike
26 dhjetor 2019
E arrestojnë dhe e akuzojnë se merr pjesë në veprimtaritë e një organizate ekstremiste, ku përfshihet edhe leximi i Biblës dhe bisedat me të tjerët për Jehovain. E futin në një burg të përkohshëm
27 dhjetor 2019
E lirojnë nga burgu i përkohshëm pasi gjykatësi hedh poshtë kërkesën e hetuesit për ta futur në paraburgim
6 dhjetor 2021
Në mbyllje të seancës, Aleksandri thotë fjalët e tij përfundimtare para gjykatës. Në vend se ta dënojë, gjykatësi vendos ta kthejë sërish çështjen për hetim, duke zgjatur kështu procedurat
25 mars 2022
Rinis gjyqi penal
Të dhëna
Vëllezërit e motrat në Rusi janë shembuj fantastikë besimi ndërsa jetojnë sipas fjalëve të Isaisë 12:2: «Ja, Perëndia është shpëtimi im! Unë do të kem besim e s’do të kem frikë, sepse Jah Jehovai është forca dhe fuqia ime!»