Kalo te përmbajtja

Motër Galina Kobeljevi dhe djali i saj, vëlla Sergej Kobeljevi

15 QERSHOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 23 DHJETOR 2022
RUSI

PËRDITËSIM—APELIMI | Galina Kobeljevi është e vendosur të japë dëshmi në gjykatë

PËRDITËSIM—APELIMI | Galina Kobeljevi është e vendosur të japë dëshmi në gjykatë

Më 21 dhjetor 2022, Gjykata e Territorit të Primorjes pranoi pjesërisht apelimin e motër Galina Kobeljevit. Asaj nuk i duhet të paguajë më shpenzimet e gjyqit, por mbetet në fuqi dënimi i saj me 6 vjet vënie në provë.

Më 20 tetor 2022, Gjykata e Krahinës së Ljesozavodskit në Territorin e Primorjes e shpalli fajtore motrën Galina Kobeljevi dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk i kërkohet të futet në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 12 maj 2020

    Forcat e sigurisë në Territorin e Primorjes kontrollojnë shtëpitë e katër familjeve Dëshmitarësh të Jehovait, ndër to edhe shtëpinë e Galinës. Autoritetet marrin në pyetje atë dhe të birin, vëlla Sergej Kobeljevin, dhe nisin hetimet kundër tyre

  2. 8 mars 2021

    Autoritetet ngrenë një çështje penale kundër Galinës. E akuzojnë për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate ekstremiste

  3. 7 prill 2021

    Galinës i vendosin kufizime për udhëtimet

  4. 29 tetor 2021

    Fillon procesi penal

Të dhëna

Sa mirënjohës jemi që Jehovai vazhdon t’i çojë «në një vend të sigurt» shërbëtorët e tij besnikë, si Galina, teksa e mbrojnë me guxim emrin e tij.—2 Samuelit 22:18-21.