Kalo te përmbajtja

Lart majtas: vëlla Pjotër Filiznovi. Poshtë majtas: vëlla Andrej Vjushini. Djathtas: vëlla Aleksandër Kuznecovi dhe bashkëshortja e tij, Marija

13 SHKURT 2023 | PËRDITËSUAR MË 6 NËNTOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—APELIMI | Në Jaroslavl përndiqen tri familje

PËRDITËSIM—APELIMI | Në Jaroslavl përndiqen tri familje

Më 30 tetor 2023, Gjykata Krahinore e Dzerzhinskit në Jaroslavl pranoi pjesërisht apelimin e vëllezërve Pjotër Filiznov dhe Andrej Vjushin. Dënimi i tyre me vënie në provë u reduktua nga 6 vjet e gjysmë në 2 vjet e gjysmë. Kurse dënimet për vëlla Aleksandër Kuznecovin dhe gruan e tij, Marijan, nuk ndryshojnë.

Më 3 gusht 2023, Gjykata Krahinore e Dzerzhinskit në Jaroslavl shpalli fajtorë vëlla Pjotër Filiznovin; vëlla Aleksandër Kuznecovin dhe bashkëshorten e tij, motër Marija Kuznecovin, si dhe vëlla Andrej Vjushinin dhe i dënoi të gjithë me vënie në provë. Andrejin dhe Pjotrin i dënoi me 6 vjet e gjysmë. Aleksandrin dhe Marijan i dënoi me 2 vjet e gjysmë. Për momentin nuk u duhet të futen në burg.

Të dhëna

Jemi të bindur se, ashtu si këta 4 shërbëtorë besnikë të Jehovait, edhe ne mund të jemi mes atyre ‘që kanë besim te Jehovai dhe që nuk lëkunden kurrë’.—Psalmi 125:1.

Tabelë kronologjike

  1. 13 prill 2021

    Pasi autoritetet u kontrollojnë shtëpitë, i futin në një burg të përkohshëm

  2. 15 prill 2021

    I futin në paraburgim

  3. 14 korrik 2021

    I nxjerrin nga paraburgimi dhe u vënë kufizime për udhëtimet

  4. 9 shtator 2022

    Nis procesi penal