2 SHKURT 2022
RUSI
PËRDITËSIM | Aktivitetet e ndihmojnë vëlla Andrej Vlasovin të qëndrojë pozitiv
Më 26 korrik 2022 Gjykata Rajonale e Kemerovos hodhi poshtë apelimin e vëlla Andrej Vlasovit. Ai vazhdon të jetë në burg.
Më 23 maj 2022, Gjykata e Krahinës Qendrore e Qytetit të Prokopjevskit e shpalli fajtor Andrejin dhe e dënoi me shtatë vjet burg. Dënimi i tij hyn në fuqi menjëherë.
Tabelë kronologjike
2 korrik 2020
Ngrihet një çështje penale kundër Andrejit si i dyshuar për organizim veprimtarish të një organizate ekstremiste
12 korrik 2020
Forca të FSB-së kontrollojnë shtëpinë dhe vendin e punës të Andrejit. Ata i konfiskojnë pajisje elektronike dhe Bibla. E dërgojnë në një burg të përkohshëm ndërkohë që hetuesit marrin në pyetje të shoqen, Nataljan
14 korrik 2020
E lirojnë nga burgu dhe e lënë në arrest shtëpie
9 qershor 2021
Nis procesi penal
Të dhëna
Çfarë privilegji është të kemi bashkëpunëtorë si Andreji dhe vëllezër e motra të tjerë në Rusi dhe në Krime, që plot gëzim i qëndrojnë besnikë Jehovait.—2 Korintasve 1:24.