Kalo te përmbajtja

Vëlla Aleksei Jershovi

5 NËNTOR 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Besimi i fortë te Jehovai po e ndihmon vëlla Aleksei Jershovin të përballojë shkurajimin

PËRDITËSIM | Besimi i fortë te Jehovai po e ndihmon vëlla Aleksei Jershovin të përballojë shkurajimin

Më 7 prill 2022, Gjykata Rajonale e Tomskut ndryshoi dënimin e vëllait Aleksei Jershov. Tani dënimi i tij do të jetë 3 vjet vënie në provë. Aleksejin e liruan nga burgu menjëherë.

Më 19 janar 2022, Gjykata e Qytetit të Sjevjerskit në Rajonin e Tomskut e shpalli fajtor Aleksein dhe e dënoi me 3 vjet burg. Dënimi i tij hyn në fuqi menjëherë.

Tabelë kronologjike

  1. 22 qershor 2021

    Çështja penale iu paraqit Gjykatës së Qytetit të Sjevjerskit në rajonin e Tomskut

  2. 30 mars 2021

    Aleksein e akuzojnë se ka kryer krim, bazuar te video-regjistrimet nga dikush që pretendonte se kishte interes të studionte Biblën për më se një vit

  3. 14 korrik 2020

    FSB-ja (policia sekrete ruse) dhe agjentë të Komitetit Hetimor hynë me forcë në shtëpinë e Alekseit dhe e kontrolluan për 7 orë. Policët i konfiskuan kartat bankare, pajisjet elektronike, Biblën, pasaportat dhe ruterat e internetit

Të dhëna

Leximi i përditshëm i Biblës dhe lutja vazhdojnë të forcojnë dhe t’u japin zemër vëllezërve e motrave në Rusi. Psalmi 9:9 na siguron se «Jehovai do të bëhet strehë e sigurt për të shtypurit, një strehë e sigurt në kohë vuajtjesh».