Kalo te përmbajtja

Vëlla Kirill Jevstignivi

13 JANAR 2022
RUSI

PËRDITËSIM | Besimi te Jehovai e ndihmon vëlla Jevstignivin të qëndrojë besnik

PËRDITËSIM | Besimi te Jehovai e ndihmon vëlla Jevstignivin të qëndrojë besnik

Më 1 gusht 2022, Gjykata Rajonale e Nizhnji-Novgorodit hodhi poshtë apelimin e vëlla Kirill Jevstignivit. Për momentin ai nuk duhet të futet në burg.

Më 12 maj 2022, Gjykata e Krahinës së Leninskit në Nizhnji-Novgorod shpalli fajtor Kirillin dhe e dënoi me 3 vjet vënie në provë.

Tabelë kronologjike

  1. 8 tetor 2021

    Fillon procesi penal. Gjatë komenteve të tij para gjykatësit, Kirilli shpjegoi se ai kishte marrë pjesë thjesht në një grumbullim shoqëror, jo fetar

  2. 24 gusht 2021

    Kirillit i vendosin kufizime për udhëtimet

  3. 2 shtator 2020

    Ngrihet çështja penale kundër Kirillit për «financim të veprimtarive ekstremiste» ngaqë ai kishte marrë me qira një dhomë konferencash

  4. 11 korrik 2019

    Autoritetet përqendrohen te Kirilli, sepse ai kishte firmosur kontratën për dhomën e konferencave; i kontrollojnë shtëpinë

  5. 4 qershor 2019

    Për shkak të grumbullimit, fillon një hetim penal kundër «personave të paidentifikuar»

  6. Prill 2019

    Kirilli dhe disa Dëshmitarë të Jehovait në Nizhnji-Novgorod marrin me qira një dhomë konferencash për një grumbullim shoqëror

Të dhëna

Na forcohet besimi kur dëgjojmë për guximin që shfaqin Kirilli, gruaja e tij dhe të gjithë motrat e vëllezërit besnikë që po përndiqen në Rusi dhe Krime.—Filipianëve 1:13, 14.