Kalo te përmbajtja

Nga e majta në të djathtë: vëlla Boris Andrejevi, vëlla Anatol Li dhe motër Natali Sharapovi

6 MAJ 2024 | PËRDITËSUAR MË 11 KORRIK 2024
RUSI

PËRDITËSIM—DËNIME ME BURG | «Jehovai ka gjithçka nën kontroll»

PËRDITËSIM—DËNIME ME BURG | «Jehovai ka gjithçka nën kontroll»

Më 10 korrik 2024, Gjykata Krahinore e Halkovskit në Territorin e Primorjes shpalli fajtorë vëllezërit Boris Andrejev dhe Anatol Li, si dhe motër Natali Sharapovin. Borisin e dënoi me 6 vjet burg, Anatolin me 6 vjet e 6 muaj burg dhe Natalinë me 3 vjet burg. Të tre ishin tashmë në burg dhe do të vazhdojnë derisa të kryejnë dënimin.

Të dhëna

Siç ka vepruar me Anatolin, Borisin dhe Natalinë, jemi të sigurt se Jehovai do të na përgjigjet edhe neve në ditë të vështirë dhe do të na japë forcën e nevojshme për të qëndruar.—Psalmi 20:1.

Tabelë kronologjike

  1. 28 korrik 2022

    Ngrihet çështja penale

  2. 6 tetor 2022

    Kontrollohen 12 shtëpi në fshatin e Jeraslavskit. Borisin dhe Natalinë i futin në një burg të përkohshëm

  3. 7 tetor 2022

    Borisin dhe Natalinë i transferojnë në një qendër paraburgimi

  4. 12 tetor 2022

    Anatolin e futin në një burg të përkohshëm

  5. 13 tetor 2022

    Anatolin e transferojnë në një qendër paraburgimi

  6. 5 tetor 2023

    Fillon procesi penal

a b c Gjatë përgatitjes së këtij artikulli, vëlla Andrejevi, vëlla Li dhe motër Sharapovi ishin në paraburgim, ndaj nuk mund të merrnim komente prej tyre.