7 QERSHOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 3 PRILL 2023
RUSI
PËRDITËSIM—DËNOHEN ME BURG | Qëndrojnë besnikë ngaqë mbështeten te Jehovai
Më 31 mars 2023 Gjykata Krahinore e Babushkinskit në Moskë shpalli fajtorë vëllezërit Ivan Çajkovski, Juri Çjernishjevi, Vitali Komarovi, Sergei Shatalovi dhe Vardan Zakarjani. Ivani, Juri, Vitali dhe Sergei u dënuan secili me 6 vite e 3 muaj burg. Kurse Vardani u dënua me 4 vite e 3 muaj burg. Ata i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.
Tabelë kronologjike
24 nëntor 2020
Autoritetet ruse bastisin të paktën 20 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Moskë. Oficerët fusin në një burg të përkohshëm Ivanin, Jurin, Vitalin e Sergein dhe i vendosin në izolim. Gjatë kontrollit dhe marrjes në pyetje të Jurit dhe të familjes së tij ishin të pranishme edhe ekipe xhirimi. Më pas filmimet u transmetuan në lajme, në stacionet televizive shtetërore
26 nëntor 2020
Sergei del nga burgu i përkohshëm dhe e lënë në arrest shtëpie. Vardanin, i cili ishte në spital për shkak të dëmtimeve që mori gjatë kontrollit, e fusin në burg të përkohshëm, në izolim
27 nëntor 2020
Gjykata liron nga burgu Ivanin, Jurin e Vitalin dhe i lë në arrest shtëpie
30 nëntor 2020
Autoritetet e lirojnë Vardanin nga burgu dhe e lënë në arrest shtëpie. Pas kësaj Vardani paraqet një ankesë kundër Zyrës së Prokurorit për përdorim të paligjshëm të forcës
16 shkurt 2022
Nis procesi penal
Të dhëna
Marrim forcë kur shohim sa afër u qëndron Jehovai vëllezërve tanë të shtrenjtë dhe familjeve të tyre, ngaqë ata përpiqen pareshtur t’i afrohen.—Jakovi 4:8.