9 SHTATOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 20 MARS 2023
RUSI
PËRDITËSIM—DËNOHET ME BURG | «Gëzimi im . . . shkëlqen më fort se kurrë»
Më 17 mars 2023 Gjykata e Qytetit të Sosnovoborskit në Territorin e Krasnojarskut shpalli fajtor vëlla Juri Jakovlevin dhe e dënoi me 6 vite e 2 muaj burg. Ai është në paraburgim që prej marsit 2022.
Tabelë kronologjike
Qershor-dhjetor 2021
Autoritetet përgjojnë telefonatat e Jurit dhe e mbajnë nën vëzhgim
28 mars 2022
Ngrihet çështje penale kundër Jurit. E akuzojnë se organizon me videokonferencë mbledhje të një organizate ekstremiste. Hetuesi i kontrollon shtëpinë pa mandat kontrolli
29 mars 2022
Kontrollojnë shtëpitë e 5 familjeve të tjera Dëshmitarësh të Jehovait dhe shtëpinë e një burri me të cilin Juri fliste për Biblën. Jurin e arrestojnë dhe e fusin në një burg të përkohshëm
30 mars 2022
E fusin në paraburgim
20 qershor 2022
Nis gjyqi penal
Të dhëna
Jemi plotësisht të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë e t’u japë fuqi shërbëtorëve të tij besnikë ndërsa shpresojnë tek ai.—Isaia 40:31.