22 KORRIK 2022 | PËRDITËSUAR MË 30 JANAR 2024
RUSI
PËRDITËSIM—DËSHMITARËVE U VENDOSIN GJOBA | Dëshmitarët në Shujë qëndrojnë besnikë përballë padrejtësive
Më 29 janar 2024, Gjykata e Qytetit të Shujës në Rajonin e Ivanovos shpalli fajtorë vëllezërit Aleksei Arhipov, Dimitri Mihajlov dhe gruan e tij, Jelenën, si dhe motrat Svetlana Rizhkov e Svetlana Shishin. Ata u gjobitën përkatësisht me 350.000 rubla (3.920 dollarë amerikanë), 950.000 rubla (10.640 dollarë amerikanë), 560.000 rubla (6.270 dollarë amerikanë), 480.000 rubla (5.380 dollarë amerikanë) dhe 400.000 rubla (4.480 dollarë amerikanë).
Tabelë kronologjike
21 shtator 2017
Një gjykatës autorizon të përgjohen telefonat e çiftit Mihajlov
15 janar 2018
Një gjykatës autorizon të përgjohet telefoni i motrës Svetlana Rizhkovi dhe të monitorohet me video shtëpia e saj
20 prill 2018
Autoritetet kontrollojnë shtëpitë e të pesë Dëshmitarëve
29 maj 2018
Oficerët arrestojnë Dimitrin dhe ngrenë një çështje penale kundër tij për financim të veprimtarive të një organizate ekstremiste. E fusin në paraburgim
22 qershor 2018
Aleksein e përfshijnë në të njëjtën çështje dhe e ndalojnë të largohet nga zona
27 qershor 2018
Së njëjtës çështje i shtohen motrat Jelena Mihajlovi, Svetlana Rizhkovi dhe Svetlana Shishini
15 nëntor 2018
Një gjykatë apeli vendos që Dimitri të lirohet pas thuajse 6 muajsh në paraburgim
10 gusht 2021
Nis procesi gjyqësor
16 shtator 2021
Çështja i kthehet prokurorit për rishikim
25 maj 2022
Rinis procesi penal
Të dhëna
Na mbushet zemra plot gëzim ndërsa shohim guximin e qëndrueshmërinë e vëllezërve dhe motrave të dashura në Rusi.—1 Selanikasve 2:20.