Kalo te përmbajtja

Nga e majta: motër Irina Sidorovi, motër Matrijona Spiriadi dhe vëlla Aleksandër Vergunovi

28 DHJETOR 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Dëshmitarë besnikë të sigurt për mbështetjen e Jehovait

PËRDITËSIM | Dëshmitarë besnikë të sigurt për mbështetjen e Jehovait

Më 4 prill 2022 Gjykata e Qytetit të Abakanit në Republikën e Hakazisë shpalli fajtorë motrën Matrijona Spiriadi dhe vëllanë Aleksandër Vergunov. Secili u dënua me 2 vjet e gjysmë vënie në provë. Në këtë çështje ishte e përfshirë edhe motër Irina Sidorovi, e cila mjerisht ka humbur jetën. Për momentin, Matrijona dhe Aleksandri nuk duhet të shkojnë në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 30 mars 2021

    Agjentë të sigurimit kontrollojnë shtëpitë e Matrijonës dhe të Aleksandrit

  2. 17 korrik 2020

    Irina humb jetën për shkak të komplikacioneve pas një operacioni

  3. 20 maj 2020

    Autoritetet marrin në pyetje Irinën si të dyshuar për «veprimtari ekstremiste»

  4. 19 maj 2020

    Autoritetet marrin në pyetje Aleksandrin si të dyshuar për «veprimtari ekstremiste»

  5. 20 prill 2020

    Ngrihet çështje penale kundër Aleksandrit, Irinës dhe Matrijonës

Të dhëna

Jemi besimplotë se Perëndia ynë Jehova vëren dhe çmon secilin nga shërbëtorët e tij besnikë. E dimë se ai kurrë s’ka për t’i lënë pas dore e do të kujdeset për këta vëllezër e motra të dashur.—Isaia 49:15.