10 MAJ 2022
RUSI
PËRDITËSIM | Galina Abrosimovi mposht frikën
Më 11 gusht 2022, Gjykata Rajonale e Nizhnji-Novgorodit hodhi poshtë apelimin e motër Galina Abrosimovit. Për momentin, ajo nuk duhet të futet në burg.
Më 6 maj 2022, Gjykata e Krahinës së Sovjetskit në Nizhnji-Novgorod shpalli fajtore Galinën dhe e dënoi me 6 vite vënie në provë.
Tabelë kronologjike
4 qershor 2019
Hetuesit ngrejnë një çështje kundër disa Dëshmitarëve të Jehovait në Rajonin e Nizhnji-Novgorodit. Ata i akuzojnë për mbajtje të mbledhjeve, për grumbullim të kontributeve dhe për prozelitizëm për një organizatë fetare të ndaluar
17 korrik 2019
Autoritetet kryejnë bastisje dhe kontrolle në masë në shtëpitë e 35 familjeve Dëshmitarë të Jehovait. Galinën e arrestojnë dhe e futin në një burg të përkohshëm për dy ditë
19 tetor 2021
Fillon procesi penal kundër Galinës
Të dhëna
S’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë t’u japë motrave e vëllezërve tanë në Rusi guximin që të qëndrojnë para ‘guvernatorëve e mbretërve që të japin dëshmi para tyre’.—Marku 13:9.