23 SHTATOR 2021
RUSI
PËRDITËSIM—HIDHET POSHTË APELIMI | Gjashtë motra dhe një vëlla mbështeten te Jehovai dhe te bashkëbesimtarët gjatë gjyqit
Më 26 shtator 2022, Gjykata e Territorit të Primorjes hodhi poshtë apelimin e motrave Nadjezhda Anojkini, Ljubova Galaktionovi, Nailja Kogai, Nina Purgei, Raisa Usanovi dhe të vëlla Valentin Osadçukut. Për momentin atyre nuk u duhet të shkojnë në burg.
Më 1 qershor 2022, Gjykata e Krahinës së Leninskit në Vladivostok shpalli fajtorë Nadjezhdën, Ljubovën, Nailjan, Ninën, Raisën dhe Valentinin. Motrat i dënuan secilën me 2 vjet vënie në provë. Valentinin e dënuan me 6 vjet vënie në provë. Çështja kundër motrës sonë 87-vjeçare, Jelena Zajshukut, për momentin është pezulluar për shkak të shëndetit të saj të rënduar.
Tabelë kronologjike
19 janar 2021
Çështja penale transferohet në Gjykatën e Krahinës së Leninskit në Vladivostok
12 nëntor 2019
Çështja penale rikthehet në zyrën e prokurorisë
5 prill 2019
Valentinin, të vetmin vëlla të përfshirë në këtë çështje, e lirojnë nga paraburgimi pas 274 ditësh. E transferojnë në arrest shtëpie
19 prill 2018
Policë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) kontrollojnë shtëpitë e shtatë Dëshmitarëve
9 prill 2018
Departamenti Hetimor i FSB-së për Territorin e Primorskit ngriti një çështje penale kundër Valentinit dhe gjashtë motrave
Të dhëna
Marrim zemër nga shembujt e motrave e vëllezërve tanë të shtrenjtë në Rusi. Ata po provojnë se janë lloji që kanë besimin që shpëton jetën.—Hebrenjve 10:39.