Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëlla Aleksandër Prianikovi, motër Venera Dulovi dhe motër Daria Dulovi

27 JANAR 2020 | PËRDITËSUAR MË 9 SHKURT 2024
RUSI

PËRDITËSIM—HIDHET POSHTË APELIMI | Gjykata ruse dënon vëlla Aleksandër Prianikovin dhe motrat Venera dhe Daria Dulovin

PËRDITËSIM—HIDHET POSHTË APELIMI | Gjykata ruse dënon vëlla Aleksandër Prianikovin dhe motrat Venera dhe Daria Dulovin

Më 8 shkurt 2024, Gjykata Rajonale e Sverdlovskit hodhi poshtë apelimin e vëlla Aleksandër Prianikovit dhe të motër Venera Dulovit. Tani do të hyjë në fuqi vendimi që i dënonte me vënie në provë. Për momentin nuk u duhet të futen në burg. Çështja kundër motër Daria Dulovit u mbyll, meqë ajo ishte nën 18 vjeçe në kohën kur ndodhi ngjarja për të cilën u akuzua dhe afati ligjor për hetimin e një të mituri kishte përfunduar.

Më 14 mars 2023, Gjykata e Lartë e Federatës Ruse e anuloi vendimin që shfajësonte vëlla Aleksandër Prianikovin dhe motrat Venera e Daria Dulovin. Ata do ta apelojnë sërish çështjen.

Më 15 mars 2022, Gjykata Rajonale e Sverdlovskit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së mëparshme për Aleksandrin, Venerën dhe vajzën e saj, Darian. Megjithatë, të tre ata rrezikojnë të shpallen fajtorë në një tjetër çështje penale.

Të hënën më 27 janar 2020, Gjykata e Qytetit të Karpinskit shpalli fajtorë Aleksandrin, Venerën e Darian. Gjykata dënoi me 2 vite e gjysmë vënie në provë vëlla Prianikovin, me 2 vite vënie në provë motër Venera Dulovin dhe me 1 vit vënie në provë motër Daria Dulovin. Edhe pse nuk do të burgosen, gjatë kësaj kohe janë të dënuar me liri me kusht. Ata do ta apelojnë vendimin.