27 TETOR 2021
RUSI
PËRDITËSIM—HIDHET POSHTË APELIMI | «Jehovai është bërë mbrojtja ime»
Më 1 nëntor 2022, Gjykata e Territorit të Primorjes hodhi poshtë apelimin e motër Lija Malcjevit. Për momentin nuk duhet të shkojë në burg.
Më 20 shtator 2022 Gjykata e Qytetit të Partizanskit në Territorin e Primorjes e shpalli fajtore Lijan dhe e dënoi me 2 vjet e 3 muaj vënie në provë.
Tabelë kronologjike
22 qershor 2021
Fillon procesi penal kundër Lijas
18 gusht 2020
FSB-ja, policia sekrete e Rusisë, kontrolloi shtëpinë e Lijas dhe konfiskoi disa Bibla, vepra referimi dhe telefonin e saj. Atë e çuan në Departamentin Hetimor për ta marrë në pyetje
9 korrik 2020
Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar i Federatës Ruse e futi Lijan në listën e terroristëve dhe të ekstremistëve
1 qershor 2020
Në bazë të Kodit Penal të Federatës Ruse, kundër Lijas u ngrit një çështje penale. Atë e akuzuan për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate fetare të ndaluar
Të dhëna
Marrim zemër nga qëndrueshmëria e shkëlqyer e Lijas dhe s’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë ta bekojë për besnikërinë e saj.—1 Samuelit 26:23.