3 SHKURT 2022
RUSI
PËRDITËSIM—HIDHET POSHTË APELIMI | Vëlla Aleksej Smelovi qëndron besnik falë ndihmës së Jehovait
Më 27 shtator 2022, Gjykata e Lartë e Republikës së Karelias hodhi poshtë apelimin e vëlla Aleksej Smelovit. Tani hyn në fuqi dënimi i tij me gjobë.
Më 21 prill 2022 Gjykata e Qytetit të Kondopogës në Republikën e Karelias e shpalli fajtor Aleksejin. Ai u gjobit me 400.000 rubla (5.012 dollarë).
Tabelë kronologjike
23 korrik 2019
Autoritetet ngrenë një çështje penale kundër Aleksejit, me pretendimin se ai ka një pozitë drejtuese në një organizatë fetare të ndaluar dhe merr pjesë në organizimin e mbledhjeve dhe të «veprimtarive të saj propaganduese»
31 korrik 2019
Agjentë të FSB-së bastisin 15 shtëpi dhe vende pune të Dëshmitarëve të Jehovait në Kondopogë dhe në Petrozavodsk. Ata hiqen si hidraulikë dhe hyjnë në shtëpinë e familjes Smelov për ta kontrolluar. Aleksejin dhe të shoqen, Irinën, i shoqërojnë për në zyrat vendëse të FSB-së që t’i marrin në pyetje. Më vonë Aleksejin e çojnë në selinë qendrore të FSB-së në Petrozavodsk. Rreth orës 11.30 të natës, e lënë të lirë dhe e urdhërojnë të mos largohet nga qyteti
7 gusht 2019
Autoritetet e akuzojnë Aleksejin për krim në bazë të pjesës 1 të nenit 282.2 të Kodit Penal të Federatës Ruse
9 prill 2020
Për shkak të pandemisë COVID-19, hetimet pezullohen
8 qershor 2020
Rifillojnë hetimet
Të dhëna
Ashtu si Alekseji, jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë «të tregojë forcën e tij në të mirë të» të gjithë atyre që hasin përndjekje.—2 Kronikave 16:9.